Nënkryetarja e Parlamentit Europian Ulrike Lunaçek shprehet se Kosova duhet të ndryshojë qasje lidhur me Serbinë.
Lunaçek ka porositur kosovarët që të mos mërziten për votimin që iu bë Kosovës në UNESCO, por ka treguar se çfarë do të bënte nëse do të ishte në vend të kryeministrit kosovar.
“Nëse do të isha kryeministre e Austrisë, pas kësaj që ndodhi unë do të
shkoja në Beograd e do të
thoja se kështu nuk
shkon e më pas do të
shkoja edhe në Bruksel dhe t’u
thoja se Serbisë duhet t’i bëhet më shumë presion që të jetë konstruktive dhe të mos t’i bëhet pengesë Kosovës pasi këto veprime nuk do t’i bëjnë dobi asnjërës palë”, ka thënë
Lunacek.
Për Lunaçek, sot ishte ditë e trishtuar për shkak të mospranimit të Kosovës në UNESCO. /Albeu.com/
Shtuar më 09/11/2015,
ora 22:30