Xhaçka për investimet në Jug: Spekulim nga deputetë të opozitës për vëmendje

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, i përgjigjet akuzave të PD për pronat në bregdet.

Në konferencën krah Ramës, ministrja Xhaçka u shpreh se nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë publike dhe se ato ishin spekulime të opozitës për pak vëmendje.

“Nëse ju do më thonit 1cm katror tokë publike, një lekë publike të fituar nga unë apo bashkëshorti im, do t’ju jepja edhe përgjigje nëse i kemi pasuritë e ndara apo i kemi të përbashkëta. Më vjen keq që ky spekulim i ngritur nga pak deputetë të opozitës të marrë vëmendjen që po merr sot edhe në këtë konferencë shtypi që është mbledhur për të tjera arsye…”

 


Shtuar 1.07.2022 13:54