Lumezi në pritje të vendimit nga presidenca
Aleksandër Lumezi është një emër i cili është nominuar për postin e kryeprokurorit të Shtetit, i cili ka dyzet e dy ditë që ka shkuar në Presidencë, por akoma është shpallur vendimi për emërimin ose jo të tij në postin e të parit të Prokurorisë.

Presidentja Jahjaga deri më tani as nuk ka dalë me ndonjë qëndrim se kur do ta marrë këtë vendim, derisa këshilltarët e saj, gjatë disa paraqitjeve kanë thënë se presidentja i ka 60 ditë afat për ta marrë një vendim përkitazi me kryeprokurorin e Shtetit.

Ndërkohë Lumezi vazhdon të qëndrojë në pozitën e kryeprokurorit të Prokurorisë së Apelit në Prishtinë dhe njëkohësisht në pritje të vendimit të presidentes, dhe thekson se në asnjë ligj nuk është e përcaktuar se presidentja i ka 60 ditë afat. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2015, ora 10:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori