Lumezi paralajmëron padi kundër Ish-Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese
Pëlqej
Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi ka paralajmëruar padi ndaj ish Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani. Me një komunikatë për media, Lumezi jep sqarimin dhe rrugën gjyqësore që do të ndjekë ai ndaj Hasanit. "

"Dje, më datë 18.10.2017, një lajm u dha nga Gjykata Themelore e Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda. Një ish zyrtar i lartë shtetëror, apo më saktë ish Rektori i Universitetit të Prishtinës u shpall fajtor dhe u dënua me një vit burgim me kusht për një periudhë verifikimi prej dy vitesh. Edhe më i rëndësishëm është fakti se në këtë rast sikur u thye miti i krijuar se të “fortit” janë të paprekshëm nga drejtësia.

Prokurori i Shtetit dhe Gjykata Themelore në Prishtinë, e dëshmuan të kundërtën e një perceptimi të tillë, ngase të ballafaquar me argumente të shumta,gjykata vendosi që të pandehurit në fjalë të marrin dënimet për dëmet e shkaktuara në Universitetin e Prishtinës. Natyrisht se e kuptojmë që aktgjykimi në fjalë do të apelohet dhe vendoset përfundimisht nga Gjykata e Apelit.

Dhe lajmi për dënimin e ish Rektorit tëUniversitetit të Prishtinës duket se ka qenë “motivi” i këtij të fundit që dje të dalë me një shkresë me shumë pika, por me një emërues të përbashkët. Shkresa në fjalë përmban vetëm shpifje, gënjeshtra dhe pretendime tendencioze imagjinare, të drejtuara personalisht kundër meje. Nuk është e rastësishme që “reagimi” në fjalë ka ardhur vetëm disa orë pasiqë i njëjti ka kuptuar se është dënuar me dënim me burg me kusht.

Fillimisht vendosa ta injoroj një shpifje të tillë, të ulët. Por,megjithatë vendosa të bëj këtë reagim për hir të transparencës dhe opinionit.

Dëshiroj me këtë rast, të siguroj opinionin vendor dhe ndërkombëtar se kam kryer provimin e jurisprudencës në mënyrën më të rregullt të mundshme dhe për këtë posedoj gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Për këtë, pos dokumentacionit, ende janëgjallë edhe profesorët, tek të cilët kam dhënë provimet në fjalë,si dhe kandidatët të cilët sot ushtrojnë pozita në sistemin gjyqësor dhe në avokatinë e Kosovës.

Për më tepër, dëshiroj të përkujtoj opinionin,por edhe të gjithë faktorin tjetër vendor e ndërkombëtar, se në vitin 2010, gjatë procesit gjithëpërfshirës të riemërimit të prokurorëve dhe gjykatësve nga Komisioni i Pavarur Ndërkombëtar për emërimin e prokurorëve, ata kanë verifikuar gjithë dokumentacionin e paraqitur dhe ndër tjera, është verifikuar edhe certifikata që dëshmon dhënien e provimit të jurisprudencës.

Duke qenë se shpifja e tillëështë e sata herë e kryer nga i njëjti person, unë kam vendosur si në vijim:

- Do ta autorizoj një avokat tëngrit padi për shpifje kundër Enver Hasanit dhe pres që padia e tillë të shqyrtohet nga gjykata sa më parë qëështë e mundur;

- Kurse kërkoj nga Prokuroria e EULEX-it që të hetojë në mënyrë të pavarur dhe urgjente pohimet e Enver Hasanit dhe më pas në varësi të gjetjeve të veprojnë. Nëse nuk verifikohen pohimet e tilla, pres që Enver Hasani të hetohet për veprën penale të lajmërimit të rrejshëm;

- Ndërsa, ftoj mediat që edhe ato të bëjnë hulumtimet e tyre në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, ngase një gjë e tillëështë publike dhe ka dokumentacion, e shumë njerëz, të cilët janë dëshmitarë dhe mund të zbardhin pretendimet e shfaqura dhe ta informojnë opinionin mbi gjetjet e tyre;

- Dhe në fund, kërkoj që të gjitha veprimet të kryhen në një afat kohor optimal ngase secili qytetar i Republikës së Kosovës, meriton të informohet për të drejtën dhe tëvërtetën në këtë rast, ndërsa kushdo qëështëpërgjegjës për lajmërim tërrejshëm apo për shpifje, të marrë përgjigjen e duhur nga gjykata.

Më në fund,konsideroj se kjo deklaratëështë vazhdim i një lufte të gjatë, të filluar nga ky person që në momentin e emërimit tim si Kryeprokuror i Shtetit, dhe përbën presion ndaj punës që bëjmë dhe paraqet poashtu tentim për të penguar sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës dhe për të penguar progresin në luftimin ekrimit që po bëhet nga Prokurori i Shtetit.

Por, i njëjti dhe të gjithë ata të sojit të tij, duhet ta dinë dhe ta kuptojnë se ky tentim i tyre nuk do të ketë asnjë sukses, por do ta intensifikoj maksimalisht luftën kundër krimit e me fokus të posaçëm në luftimin e veprave penale korruptive.
Shtuar më 19/10/2017, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori