AZ Alkmari mposht me përmbysje Lazion në “Olimpiko”, Hysaj e nisi ndeshjen nga stoli

Lazio ka pësuar disfatë 1-2 në shtëpi në ndeshjen e parë të fazës 1/8 të Conference League ndaj AZ Alkmaar.

Ekipi italian do e niste mirë ndeshjen, madje do gjente avantazhin në minutën e 18-të me Pedron.

Gjërat më pas nuk do shkonin mirë për skuadrën e Sarrit, pasi lacialët do përmbyseshin. Fillimisht Pavlidis vendosi ekuilibrat në fundin e pjesës së parë, ndërsa Kerkez do realizonte të dytin për holandezët.

Elseid Hysaj e nisi këtë sfidë nga stoli, pasi nuk u preferua nga trajneri. Ndeshja e kthimit do të luhet pas pak ditësh dhe do të vendosë skuadrën e kualifikuar.


Shtuar 7.03.2023 20:48