Rama në Davos: Franca aspak entuziaste për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Kryeministri Edi Rama foli  në Forumin Ekonomik Botëror në Davos me temë  “zgjerimin e horizonteve të Europës”.

Ai tha se Franca nuk është entuziaste për anëtarësimin tonë në BE.

Ndërsa  ka shprehur pakënaqësinë ndaj Bashkimi Europian lidhur me procesin e integrimit.

Kreu i qeverisë shqiptare tha se Shqipëria ka bërë të gjitha përpjekjet për t’u bërë pjesë e unionit, por kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për ta, duke sjellë në vëmendjen rastin e Gjykatës Kushtetuese.

Më tej ai u ndal te relatat e tij më presidentin serb, Aleksandër Vuçic. Rama tha se ka mosmarrëveshjet  e tij me Vuçicin për sa i përket çështjes së Kosovës.

“Në do ti qendrojmë në krah BE-së, edhe nëse ajo do të zhdukej në do të ishim në krah të saj. Kjo nuk është shaka. Francezët nuk janë shumë entuziastë që ne të jemi brenda BE-së. gadishulli ynë është e,ërtuar europë përpara se europa të quhej europë, ndërkohë u quajt gabimisht nga një gjerman. Njerëzit në Bruksel duhet të kuptojnë se BE-ja është në rënie, dhe Putini po fiton mbështetje. Ne kemi një mosmarrvehsje me Vuçciçin lidhur me atë që ai e quan rajon të Serbisë, dhe atë që unë e quaj Kosovë, vend të pavarur ”, tha Rama.

/Albeu.com/