Lugina shpreson mbështetje të fortë nga Rama
Me zgjedhjet e zhvilluara në Republikën e Shqipërisë, të vlerësuara në mënyrë pozitive nga ana e përfaqësuesve ndërkombëtar dhe në zgjedhjen e Edi Ramës si Kryeministër i ri i vendit, shqiptarët e Luginës së Preshevës shpresojnë për një përkrahje më të madhe, shkruan PreshevaSot.Info!

Nuk ka kaluar pa u komentuar si në mediat elektronike poashtu edhe në rrjetet sociale, zgjedhja e kryetarit të Partisë Socialistë, Edi Rama.

Fillimisht ndër qytetarë vërehej një lloj idiferentizmi ndaj zgjedhjeve të 23 Qershorit, por pas ardhjes në pushtet të Socialistëve, qyetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës shpresojnë se Qeveria Socialiste do të angazhohet seriozisht në përmbushjen e premtimeve të dhëna gjatë fushatës, në lidhje me politikën që do të ndjekë qeveria e re për trevat shqiptare jashtë Republikës së Shqipërisë.

Pritshmëritë janë të mëdha sidomos për hapjen e një Fakulteti në Preshevë dhe Materniteti, që aq shumë i mungon qyetit të Preshevës!

Gjithashtu me interes shihet mbështetja që do të japë Qeveria e re, për studentët nga Lugina e Preshevës që aktualisht janë në Shqipëri dhe të atyre që do të vijnë, me lehtësimin procedurave të regjistrimit. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori