Luftoi për liri, e tani vuan për bukë të gojës
Pëlqej
E la punën në Gjkermani dhe erdhi të luftojë për lirine e Kosovës.

U rreshtua në rradhët e UÇK-së më 1999, në bjeshkët e Rugovës, e tashmë gjendet në një situatë tejet të vështirë ekonomike.

Bëhet fjalë për Lavdim Muriqin, i cili pret në rradhë të ndihmohet nga OJQ në Pejë.

“Jemi tetë anëtarë të familjes dhe marrim vetëm 80 euro ndihmë sociale, nga të cilat për ilaçe për mua më nevojiten 60 euro në muaj”, thotë Lavdimi për gazetën “Kosova Sot”.

Familja e tij bën jetë të vështirë në një cep të lagjes “Xhemajl Kada” të qytetit të Pejës.

“Kushtet e rënda të jetës që nga fëmijëria, puna e rëndë që bëra që nga mosha më e re, ka bërë që ta dëmtojë shëndetin tim. Tani jam i sëmurë dhe nuk mund të punoj për të mbajtur familjen time 8-anëtarëshe, vetëm herë pas here riparoj ndonjë motosharrë dhe bëj ndonjë punë të lehtë”, thotë Lavdimi.

Ai shprehet se ka mbetur pa e rregulluar statusin e luftëtarit të lirisë, por pret që tani Komisioni të shqyrtojë edhe kërkesën e tij./albeu.com/
Shtuar më 03/08/2014, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori