Luftëtarët shqiptarë në Siri apo në Irak nuk i kap ligji
Pëlqej
Luftëtarët shqiptarë që kanë shkuar në Siri dhe në Irak nuk i kap ligji, pasi asnjë nen i Kushtetutës së Kosovës nuk përcakton ndalimin e pjesëmarrjes në luftëra të huaja.

Në mars të këtij viti Parlamenti i Kosovës e ka miratuar këtë ligj me 48 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenime, kur ka kaluar edhe në lexim të parë, mirëpo pas shpërndarjes së Parlamentit muaj më parë Ligji nuk ka mundur ta kalojë edhe leximin e dytë, me ç’rast me automatizëm i kthehet sponsorizuesit, në këtë rast Ministrisë së Drejtësisë.

Mungesa e ligjit, sipas ekspertëve ndikon në shkuarjen e kosovarëve në luftëra të botës, e ndërsa klerikët fetarë jo pa të drejtë akuzojnë edhe shtetin për mungesën e ligjit.

Me qëllim të mbrojtjes së interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare, ky ligj përcakton veprën penale të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore. /albeu.com/


Shtuar më 24/08/2014, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori