Anëtarët e Këshillit për Mbrojtjen e të
Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së sot do të hynë në grevë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Kërkesat e grevistëve, të prirë nga janë që të miratohet sa më shpejt të jetë e mundur ligji për vlerat e luftës së UÇK-së dhe veteranëve të luftës t’iu kthehet identiteti dhe dinjiteti i tyre.
Përfaqësuesit Këshillit për Mbrojtjen e të
Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së kanë ftuar të gjithë ish-luftëtaret e UÇK-së që t’i bashkëngjiten grevës e cila do të fillojë në orën 15:00, raportojnë mediat kosovare.
Mbajtja e kësaj
greve është kundërshtuar nga SHVL e UÇK. Ata shprehen se problemet e kësaj kategori janë zgjidhur ose po zgjidhen. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2011,
ora 14:18