"Luftë" Turqi-Greqi për qiellin e Maqedonisë
Turqia dhe Greqia janë duke zhvilluar luftë të heshtur për kontroll të hapësirës ajrore të Maqedonisë, raporton TV 24.

Një konstatim të tillë ky televizion e mbështet në deklaratën e kryeministrit grek, Aleksis Cipras, i cili tha se do të luftojë në kuadër të mbrojtjes së qiellit të Maqedonisë së Veriut nga NATO, hapësirën ajrore ta mbrojnë avionët grekë F-16 e jo avionët e Turqisë, transmeton Gazeta Lajm

“Me të vërtetë, për çështjet kritike kombëtare kanë menduar për çmimin politik? Unë asnjëherë nuk ka menduar për këtë në momentet e mëdha dhe kritike gjatë mandatit tim katërvjeçar. Greqia dhe Maqedonia e Veriut janë aleatë natyrorë dhe tani na mundësohet të kemi aktivitet ekonomik atje, ata të jenë partnerët tanë themelorë strategjikë”, ka deklaruar Cipras në intervistën për Antena.
Shtuar më 18/04/2019, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori