"Luftë politike" mes bllokut dhe PDK-së
Pëlqej
Blloku i partive që kanë lidhur koalicion, LDK-AAK-NISMA kanë refuzuar ftesën e deputetes më të vjetër të parlamentit, Flora Brovina për tu takuar me PDK-në para se të nisë seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës.

Përfaqësuesit e partivebllokut e kanë arsyetuar këtë refuzim me faktin që Brovina nuk është kryetare, por kryesuese e seancës konstituive në aspektin e moshës.

“Konsultimet e tilla janë totalisht të panevojshme dhe ne nuk i pranojmë. Natyrisht që është Sekretaria e Kuvendit dhe përmes saj caktohet data e seancës ku të gjitha partitë parlamentare i përgjigjen. Këto janë procedura standarde që ndodhin në çdo seancë dhe kjo është shumë e lehtë të realizohet", tha për REL Avni Arifi, këshilltar i AAK-së.

Në anën tjetër, Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, u ka bërë ftesë të gjitha partive politike parlamentare që të marrin pjesë në konsultën e ftuar nga Kryesuesja e Kuvendit, Flora Brovina.

Ky refuzim ftese tregon se tensionet mes bllokut dhe PDK-së janë të larta dhe se "lufta politike" është e madhe. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2014, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori