Luftë në Prishtinë, të dyshuarit godasin makinën e policisë dhe shtien me armë
Pëlqej
Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Prishtinë ku një makinë ka goditur automjetin e policisë në ecje dhe kanë shtënë me armë. Ndërkaq edhe policia iu është kundërpërgjigjur me armë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, kur zyrtarët policor kanë tentuar ta ndalojnë një veturë në Lagjen Arbëria, të cilët kanë filluar të godasin veturën e policisë.

Ai po ashtu theksoi se në veturën e të dyshuarve janë gjetur armë, substanca narkotike dhe disa telefona celular.

“Ne kuader te masave taktiko-operative qe policia e rajonit te Prishtines po ndermerr per kapjen e te dyshuarve te implikuar ne veprat penale si dhe goditjen e grupeve kriminale brenda rajonit te Prishtines sot rreth ores 21:00 perderisa policet ne rroba civile kane provuar te ndalojne nje veture te dyshuar me tre persona ne lagjen “Arberia” ne Prishtine, te njejtit kane shperfillur urdherat e policise per tu ndalur, duke filluar ta godasin ne vazhdimesi me veturen e tyre veturen e policise ne levizje dhe nje nga ta i ka drejtuar armen policeve te cilet ne ate moment duke vleresuar rrezikun e drejteperdrejt per jeten e tyre kane perdorur armen per te neutralizuar veprimet e rrezikshme te te dyshuarve qe ate moment kane mund te jene fatale per jeten e policeve. Nderkohe qe ka vazhduar ndjekja dhe eshte shtuar mbeshtetja policore eshte bere i mundur ndalimi i detyruar i vetures se dyshuar ne lagjen “Perroi i Njelmet” ne Prishtine si dhe kapja dhe arrestimi i dy te dyshuarve te ketij rasti. I dyshuari i trete ka arritur te ike nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht eshte ne arrati, porse i njejti eshte i identifikuar dhe eshte ne kerkim policor. Ky i dyshuar i njohur per policine ka qene edhe me heret ne kerkim policor per raste te grabitjes dhe plagosjes te ndodhura kohe me pare. Ne veturen e dyshuar policia ka gjetur dhe sekuestruar Nje revole te kalibrit 7.65 mm me 6 fishek, nje shufer metalike, Nje sasi substance qe dyshohet te jete marihuane, si dhe disa telefona celular.

Oficeret policor kane marre lendime trupore pergjate ndjekjes nga goditja e veturave, perderisa deri me tani nuk raportohet per te lenduar nga arma e zjarrit. Operacioni per lokalizimin e vendndodhjes se te dyshuarit te trete eshte duke vazhduar perderisa te arrestuarit konform rekomandimit te prokurorit te shtetit do te procedohen metej ne procedure hetimore”, thuhet në njoftimin e zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës./albeu.com/


Shtuar më 16/10/2018, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori