Luftë me armë me grupin e Feros, çfarë gjeti policia (FOTO LAJM)

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një plagosje nga një përplasje e grupit të Feros me grupit të menaxherit On Records, Met Elshani.

Mes grupeve ka patur fillimisht një përplasje fizike që ka çuar deri në nxjerrjen e armëve duke lënë edhe një të plagosur, shkruan Albeu.com.

Ndërkaq kanë dalë edhe pamje nga përlasja e dhunshme.

" Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) :

o M.E, mashkull, shtetas i RepublikësKosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .

Personat e arrestuar:

o Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i RepublikësKosovës,

o L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i RepublikësKosovës dhe

o Xh. B mashkull , 43 vjeç, shtetas i RepublikësKosovës,

ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:

o A.K mashkull , 23 vjeç, shtetas i RepublikësKosovës, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast." thuhet në komunikatë
Shtuar më 17/05/2019, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori