Kosova dhe Finlanda, marrëveshje për të luftuar krimin
Pëlqej
Policitë e Kosovës dhe Finlandës do të bashkëpunojnë për të parandaluar dhe luftuar krimin e organizuar, terrorizmit, trafikimit me njerëz, kontrabandimit të emigrantëve, krimit kibernetikë, pastrimit të parave, korrupsioni etj.

Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi është takuarr me homologen finlandeze, Paivi Rasanen me të cilën nënshkroi edhe marrëveshjen për bashkëpunim policor. Në dokument tregohet përkushtimi i Qeverisë së Kosovës për formalizmin e bashkëpunimit me shtete anëtare të BE-së dhe për të dëshmuar se Kosova është partnere me shtetet anëtare dhe organizatat ndërkombëtare.

Këto marrëveshje janë ndër kriteret kryesore për plotësimin e kushteve për liberalizim të vizave dhe anëtarësimin në BE. Gjatë qëndrimit në Finlandë Rexhepi pritet të takohet edhe me ish-të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari.
Shtuar më 02/10/2013, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori