Analisttë
politikë mendojnë se politikanët kanë ambicie të tepruara për
pushtet personal dhe nuk mendojnë aq për shtetndërtimin e Kosovës.
Ata thonë se nëse vërtetë politikanët do të punonin për shtat dhe jo për
pushtet, nuk do të kishte ngërç
politik, siç po ndodh që pas zgjedhjeve të 8 qershorit.
Analisti politik dhe sociologu Dukagjin Gorani ka deklaruar se Kosovës i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm për shkak të ngërçit
politik, shkruan "Epoka e Re".
Ndërsa,
analisti tjetër
politik, Arton Muhaxhiri thotë se partitë
politike janë treguar të papërgjegjshme në raport me formimin e institucioneve dhe interesin e qytetarëve dhe kjo situatë, sipas tij, mund të ketë pasoja në fushën e arsimit, të shëndetësisë dhe në integrimet evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014,
ora 10:34