I kishte dhënë hua babait dhe bashkëjetueses, KPK merr vendimin për prokurorin Endrit Bimi

Endrit Bimi, prokurori i Prokurorisë së Tiranës u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të Mërkurën.

Siç del nga vendimi, trupa e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Genta Tafa Bungon dhe anëtar Lulzim Hamitajn, është ndarë në qëndrim. Shumica ka vendosur në favor të Bimit.

Bimit, gjatë seancës dëgjimore iu kërkuan shpjegime lidhur me huatë që i kishte dhënë babait të bashkëjetueses së tij si dhe me burimet financiare për blerjen e një banese.

Gjithashtu, ai qartësoi pozicionimin e tij në një marrëdhënie financiare të babait të ndjerë me një person tjetër, për të cilën i ati është përpjekur ta zgjidhë nëpërmjet një zyre përmbarimi, por që çështja vazhdon të mbetet në shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Prokurori Bimi u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Endrit Bimi e ka filluar karrierën si jurist në administratën publike dhe organizata jo-fitimprurëse. Ai ndoqi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitet 2004-2007 dhe u emërua më pas prokuror në Prokurorinë e Lushnjës. Prej vitit 2012, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Tiranës.


Shtuar 3.11.2021 11:53