Mourinho kërkon sulmuesin e Manchester United

Roma është duke kërkuar një sulmues të klasit të lartë dhe një nuhatës të vërtetë goli.

Jose Mourinho ka shprehur dëshirën e tij tek drejtuesit se emri I preferuar është ai i Edison Cavanit. Uruguajani nuk ka më vend në formacionin titullar që pas ardhjes së C.Ronaldo dhe është duke e menduar largimin.

Problem është paga e lartë e lojtarit, por duke parë se e ardhmja e tij në Angli nuk është më si një opsion, Cavani mendohet se do të ishte dakort për një ulje page./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.12.2021 14:57