Lubonja tregon për kioskën e Xhatit kur Rama hante paçe dhe pilaf
Fatos Lubonja dhe Edi Rama kanë qenë miq dikur dhe e njohin mirë njeri-tjetrin.

Lubonja rrëfen sëfundmi edhe fillesat e Ramës me atë që sot thirret "PPP", Partneritet Publik Privat, e cila nis nga një kioskë ku sipas tij Rama hante drekat e darkat.

Sipas Lubonjës, kur Rama ishte pedagog i Institutit të arteve bashkë me të kolegët e tij dhanë në mjediset e këtij universiteti një kioske me qera ku në këmbim pronari u jepte drekat dhe darkat falas.

Madje, kujton Lubonja, siç ndodh rëndom, kioska ku tregtohej pace dhe fasule u zbukurua në mure edhe me pikturat e Edi Ramës. Kur u bë ministër culture në 1998 dhe kishte më shumë në dorë ai i dha ambientet e Akademisë si lokal “House of Arts” për mikun e tij, shkruan ai tek Panorama.
Shtuar më 23/02/2018, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori