Departamenti i Shtetit amerikan ka publikuar së fundmi të dhënat mbi Lotarinë amerikane.
Pothuajse 84 mijë
aplikues janë
përzgjedhur rastësisht nga sistemi, mes rreth 15 milionë regjistrimeve për programin “DV 2020”.
Në rajonin evropian, Rusia mban vendin e parë për numrin më të madh të aplikuesve të
përzgjedhur, plot 5.118 persona. E menjëherë pas saj vjen Shqipëria me 3.603
aplikues të
përzgjedhur.
260 shtetas janë
zgjedhur nga Kosova, 249 nga Maqedonia dhe vetëm 35 nga Mali i Zi. Numër të lartë të të përzgjedhurve ka dhe Ukraina me rreth 3 mijë dhe më tej Turqia me 2.709. Ndërsa Islanda dhe Luksemburgu asnjë të
zgjedhur.
Ndërsa në shtetet e Afrikës kryesojnë Egjipti me 5.568
aplikues të
përzgjedhur, pasuar nga Republika Demokratike e Kongos me 4.743 persona.
Mundësinë e aplikimit e kanë pasur banorët e 177 shteteve të botës brenda periudhës 34 ditore, 3 tetor 2018 – 6 nëntor 2018.
Megjithatë, program i Lotarisë Amerikane bën të mundur dhënien e vetëm 55 mijë vizave çdo vit, që u siguron këtyre shtetasve qëndrim të përhershëm në SHBA.
Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë apo trajnim në një post të caktuar diskualifikohet.
Shtuar më 29/07/2019,
ora 16:16