Sulmet në Ukrainë, Kryemadhi “shkund” Kuvendin: Si do bëjmë kur të ndërpritet mielli serb?

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas nisjes së luftës në Ukrainë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ajo u ka bërë thirrje autoriteteve shqiptare të marrin masa me nisjen e pushtimit rus në Ukrainë, për sigurimin e ushqimeve siç janë mielli e qumështi, që vijnë në vendin tonë nga Serbia, mbështetëse e Rusisë.

“Do mendoja që ministria e Bujqësisë dhe komisioni i Emergjencave të jenë të gatshëm se furnizimi i Shqipërisë pjesën më të madhe e ka nga Serbia me ushqim me miell qumësht e shumë produkte të tjera.

Serbia është një nga suportusit kryesorë të Rusisë, nuk e di ku do jemi ne duke pasur parasysh shkatërrimin që i kemi bërë fermerit e bujqësisë nëse do kemi një situatë tjetër me se do ushqehen familjet e shqiptarëve.

Sugjerim nga ana ime, duke iu referuar krizës në Kosovë që nuk kishim as dyshekë për emigrantët e refugjatët që erdhën”, tha Kryemadhi në fjalën e saj në Kuvend.

Kryetarja e LSI kishte dhe një thirrje për komisionin e politikës së Jashtme që të kishte një mesazh të qartë për të gjithë deputetët për sa i takon luftës në Ukrainë.

“Sulmet e Rusisë janë një cenim i hapur i paqes jo vetëm në Evropë por dhe botë. Sulmet shumë shpejt do prekin dhe ekonominë shqiptare dhe sigurinë e vendit tonë.

Do ishte normale që komisioni i politikës së jashtme duhet të ketë një mesazh të qartë për të gjithë deputetët. Pa dallim të partive të paktën publikisht të gjithë jemi kundër sulmeve që Rusia ka bërë në krainë se vetë nga mesazhet që lexojmë kuptojmë që të gjithë janë kundër këtij sumi do ishte domethnëse që komisioni i politikës së jashtme të kishte një qëndrim të qatë për gjithë deputetët dhe institucionet duke u unifikuar me ministrinë e Jashtme.

E mendoj këtë se është e domosdoshme se shumë prej nesh janë në komunikim me media të huaja partnerë dhe në linja të tjera që qendrimi i Shqipërisë si anëtare e NATO duhet të jetë komunikim dinitoz jo sporadik e jo qesharak. Por me modestinë tonë që kemi qoftë në ushtri e diplimaci të jemi serioz në prezantimin tonë”, ka shtuar Kryemadhi./albeu.com/


Shtuar 24.02.2022 16:07