Nga jahti luksoz, Ronaldo i bën dedikimin romantik Georginës (FOTO LAJM)

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një nga çiftet më të njohura në botën e sportit. Portugezi, i cili ka qenë në lidhje me shumë personazhe të njohura të botës së artit dhe modelingut, duket se ka gjetur dashurinë e jetës.

Georgina është gjithmonë pranë tij, përkujdeset për të dhe fëmijët, ndërkohë që nuk lë pas dore veten. Të jesh partnerja e Ronaldos nuk është një mision i lehtë dhe bukuroshja sigurisht që kujdeset shumë për çdo detaj.

CR7 nga ana tjetër nuk ngurron të tregojë herë pas herë se si ndihet pranë bukuroshes dhe së fundmi ka postuar një foto me nga jahti, ndërkohë që shkruan: “Bëni të mundur që ëndrrat të kthehen në realitet në shoqërinë e një personi special”.


Shtuar 18.07.2020 12:17