Lladrovci padi në Gjykatë, kërkon 20 mijë euro (DOKUMENT)

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci sapo ka deponuar padi ndaj ish asamblistit për shpifje ndaj ish asamblistit Xhavit Drenori.

Lladrovci ka kërkuar dëmshpërblim prej 20 mijë eurve për shpifje dhe dezinformatave.

“Sapo kam deponuar padi për shpifje, ndaj ish asamblistit komunal Xhavit Drenori, i cili situatën tejet të rënduar në komunën tonë, e ngarkon edhe më shumë, me shpifje dhe dezinformata. Kjo është padia e radhës ndaj Drenorit, për shpifje. Pres nga institucionet e drejtësisë, të marrin vendim meritor, ngase, nuk është hera e parë që Xhavit Drenori, vihet në fokus të mediave me shpifje e insinuata të turpshme”, ka shkruar tutje ai.

“Kam besim në organet e rendit, të hetuesisë dhe gjyqësorit se do ta zbardhin tërë rastin e abuzimit të së miturës, duke dhënë dënimin për secilin që ka rënë ndesh me ligjin, sikur që pres edhe dënim për ata që shpifin nga motivet e tyre të sëmura”, ka theksuar tutje Lladrovci.
Shtuar më 08/02/2019, ora 11:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori