Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Lladrovci një hap më shumë drejt filozofit, thëniet i citohen në kuvend
Pëlqej
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se pavarësisht se Qeveria e Kosovës ka ndryshuar, akoma nuk ka një Ligj për Qeverinë.
Madje Konjufca ka ironizuar duke përmendur një shprehje të njohur të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovcit.

“Sa qeveri janë ndërruar në Kosovës që 17 vjet dhe asnjëra nuk e ka sjellë në Kuvend Ligjin për Qeverinë”.

“Pse asnjëra nuk e ka sjellë ligjin sepse secila qeveri që vjen për hir të pushtetit bën çka t’ia dojë qejfi me strukturën e Qeverisë, me numrin e Ministrive, zëvendëskryeministrave pra ajo fjala e famshme e Ramiz Lladrovcit që ligji është si llastiku vlen për Qeverinë”

“Qeveria është si llastiku, këtyre ashtu si ju konvenon e modelojnë Qeverinë e qëllim është pushteti, pra ky është problemi i parë”.

Ai ka përmendur edhe varësinë nga Lista Serbe dhe vizitën e kësaj partie në Rusi.

“Problemi i dytë është varësia e frikshme nga Lista Serbe dhe drejtpërdrejtë nga këshillat që jep Beogradi për Listën Serbe”.

“Vizita e parë e këtij subjekti politik ishte në Rusi dhe u takuan me partinë e Vladimir Putinit. Pse nuk pati asnjë reagim të Qeverisë për këtë vizitë?”.

“Nëse Lista Serbe është pjesë e Qeverisë dhe koalicionit dhe Lista Serbe e ka vizituar Rusinë, a i bie që një pjesë e Qeverisë së Kosovës e ka bërë këtë takim?”.

“Më e pakta do të ishte përjashtimi i këtij subjekti prej qeverisjes, le që nuk ndodhi kjo po nuk pati as reagim”.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes foli edhe për Ushtrinë.

“Këtu po dëgjojmë se po zihet kryeministri me LDK-në se kush e pamundësoi krijimin e Ushtrisë, kjo është për ta devijuar temën nga thelbi i vet për shkak që vendimin e kemi përpara”.

“Ajo çka është me rëndësi është të na tregojë kryeministri se për cilin version është përcaktuar”.

“Nuk mjafton t’i akuzojë të tjerët, Qeveria nuk është për t’i akuzuar të tjerët por që të na tregojë se për cilin version do të përcaktohet”.

“Në tavolinë janë vetëm dy opsione – Ushtria bëhet vetëm në dy mënyra, me Kushtetutë dhe Ligj”.

“Shtrohet pyetja se pse nuk po koncentrohemi në temat që mund ta keni edhe votën e Vetëvendosjes dhe në krejt këtë spektër të skemës politike e keni votën pro. Pse nuk po e merrni këtë vendim?”.

“Pse po insistoni në vendime që ndajnë skenën politike?”.


Shtuar më 14/03/2018, ora 11:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori