Kryetari i
Drenasit, Ramiz
Lladrovci gëzimin rreth vendimit të sotëm të Qeverisë për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar në
Drenas e ka ndarë me
deputetin e Aleancës për Ardhmërinë e
Kosovës, Daut Haradinaj.
Në një fotografi të postuar në Facebook, i pari i
Drenasit shihet duke pirë kafe me
deputetin e AAK-së.
“Faleminderit të gjithë kontribuuesve, në veçanti Kryeministrit Haradinaj dhe Kabinetin qeveritar, të cilët mirëpritën dhe miratuan propozimin e ministrit Kujtim Gashi që Stadiumi nacional të ndërtohet në
Drenas”.
“Këtë gëzim timin personal por edhe të krejt Drenicës, sot e ndava me Daut Haradinajn, në kujtim të të gjithë atyre që me jetë e veprën e vet, i kontribuuan lirisë tonë, ndërsa sot, angazhimit institucional për sundimin e ligjit dhe përparimin e
Kosovës.
Faleminderit dhe gëzuar qytetarë të
Drenasit, Drenicës dhe krejt
Kosovës, Stadiumi nacional!”, ka shkruar
Lladrovci.
Shtuar më 04/12/2017,
ora 16:30