Listës Serbe nuk i intereson Demarkacioni, ja çfarë kërkon
Duket se Listës Serbe nuk i intereson Demarkacioni me Malin e Zi, ndaj dhe pritet që ata të mos marrin pjesë në seancën për kalimin e ligjit të Demarkacionit.

Sipas tyre, ata shprehen se nëse ka konsensus mes subjekteve politike shqiptare, miratimi i kësaj Marrëveshjeje nuk varet nga votat e deputetëve serbë, përcjell gazeta "Zëri".

"Ajo që është e sigurt është fakti se nëse ka një konsensus të shqiptarëve në Kuvend, nuk do të ketë nevojë për votimin e serbëve për ratifikimin e Marrëveshjes së Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi", ka thënë Slavko Simic, i cili pranon se fati i Kosovës varet nga kalimi i Demarkacionit.

Simic ka theksuar se tema kryesore e Listës Serbe, në të cilën ky subjekt po fokusohet, është formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe.

"Për ne tema kryesore do të jetë formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, sidomos për faktin se përmes saj dëshirojmë të nisemi në drejtim të marrjes së vendimeve të rëndësishme për bashkësinë serbe, por edhe përgjithësisht për shoqërinë në Kosovë", thotë ai. /albeu.com/
Shtuar më 27/02/2017, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori