Në rast largimi, Manchester City identifikon zëvendësuesin e Guardiolas

Dënimi i marrë nga UEFA do ti prishë jo pak punë Manchester City-t. Drejtuesit e klubit i tremben një largimi të mundshëm të trajnerit Guardiola dhe nëse kjo ndodh ato nuk do të jenë të papërgatitur.

Sipas medias The Telegraph, drejtuesit e klubit nga Etihad tani kanë filluar të mendojnë për pasuesit e mundshëm të trajnerit katalunas nëse largohet.

Emrat më të përfolur për ta pasuar Guardiolan janë ish-trajneri i Tottenham Hotspurs, Mauricio Pochettino dhe trajneri aktual i Leicester Cityt, Brendan Rodgers.

Pochettino aktualisht është i disponueshëm dhe ka treguar se pëlqen të drejtoj përsëri në Ligën Premier, ndërsa Rodgers vështirë se largohet pas shkëlqimit te Leicester këtë sezon.

Në anën tjetër, Guardiola nëse vendos të largohet, destinacionet më të mundshmë për të janë Barcelona dhe Juventus.


Shtuar 16.02.2020 12:42