Lista “Srbija” në dorë të KQZ-së
Delegacionet e Kosovës, Serbisë dhe të OSBE-së që janë takuar për të biseduar rreth përgatitjeve që janë bërë deri tani për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit në Kosovë, kanë vendosur që t’ia lënë Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës që të vendosë rreth emrit të kësaj liste.

Zv/kryeministrja Edita Tahiri, e cila si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë ishte në Bruksel për të biseduar për temën e zgjedhjeve, ka thënë të premten për Tribunën se për çështjen e listës serbe do të vendosë vetë KQZ-ja, sipas ligjeve të Kosovës, shkruan Tribuna.

“Çështja e certifikimit të subjekteve politike apo listave dhe iniciativave është kompetencë e KQZ-së dhe, siç e dini, në Ligjin për zgjedhjet të Republikës së Kosovës parimet janë të theksuara qartë, që subjektet të cilat aplikojnë për zgjedhje duhet ta respektojnë frymën demokratike, evropiane dhe në këtë kuadër përfshihen edhe emrat e subjekteve dhe akronime”. Ka thënë Tahiri. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 14:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori