Lista Serbska: Mos të votohen Forcat e Armatosura!
Partia që ka shumicën e votave në veri të Kosovës ka dalë kundër themelimit të ForcaveArmatosura.

Kryetari i Listës Serbska, Vlladeta Kostiç iu ka bërë thirrje deputetëve minoritarë që të votojnë kundër FAK-ut.

"Qëndrimi i Listës 'Srbska' është kundër formimit të ForcaveArmatosura të Kosovës. Në këtë aspekt i ftojmë të gjithë deputetët e pakicave, boshnjakët, romët, ashkalinjët, egjiptasit, turqit, por edhe serbët që mos ta përkrahin formimin e ForcaveArmatosura të Kosovës", ka thënë për Express Kryetari i Listës "Srbska", Vlladeta Kostiç. /albeu.com/

Shtuar më 04/05/2014, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori