Lista "Serbia" pjesë e dialogut Thaçi-Daçiq
Në takimin e tetë shtatorit, kryeministri i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri serb Ivica Daçiq do të flasin edhe për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ata do të fokusohen veçanërisht tek emri që do të ketë lista e përbashkët serbe në këto zgjedhje, shkruan Tribuna. Disa burime të gazetës bëjnë me dije se pala kosovare nuk mund të pranojë emrin me të cilën është prezantuar kjo listë.

“Nuk është i kundërligjshëm, e as antikushtetues por është kundër frymës së marrëveshjes”, i ka thënë gazetës në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë kosovar.

Emri “Iniciativa qytetare Serbia” sipas tyre, është i papranueshëm për palën kosovare. /albeu.com/

Shtuar më 06/09/2013, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori