Lista Serbe shprehet se interesi i saj është vetëm që të tejkalohet kriza
politike në vend.
Kryetari i partisë më të madhe serbe në Kosovë, Aleksandër Jabllanoviç tha se serbët do ta respektojnë vendimin e Kushtetutës, por se kjo nuk do të thotë se janë të orientuar për nga ky apo një tjetër subjekt
politik.
"Përderisa partitë
politike shqiptare nuk kanë arritur ende të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e ngërçit
politik,
Lista Serbe për Kosovën është e gatshme të japë votën e saj për këdo që arrinë të sigurojë numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit", tha Jabllanoviç.
Aleksandër Jabllanoviç theksoi se
Lista Serbe do të bashkëpunojë edhe me LDK-AAK-NISMA dhe Vetëvendosje, por se dëshiron që VV-ja ta ndryshojë
politikën e saj radiake. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2014,
ora 09:48