Lista Serbe: Vetëvendosje ka probleme me Serbinë
Pëlqej
Lideri i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviç ka folur rreth zhvillimeve më të fundit politike në vend.

Në një intervistë dhënë KTV-së, Jabllanoviç tha se Lista Serbe nuk ka asnjë lloj problemi me Vetëvendosjen, por se ky subjekt politik ka probleme me Serbinë.

"Sinqerisht për Listën Serbe, Vetëvendosje nuk paraqet kurrfarë problemi por është e qartë se Serbia paraqet problem të madh për Vetëvendosjen andaj ne jemi shumë të qartë sepse ne duam të shohim në Kosovë qeverinë e cila do të zbatojë vet politikën e saj e jo politikën e kërkuar nga Vetëvendosje. ", tha Jabllanoviç.

Sipas tij, Lista Serbe do të hyjë në qeverinë e re që do të krijohet, por se kjo nuk nënkupton njohjen e Kosovës nga ana e Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori