Lista Serbe vendos të kthehet në Kuvend
Deputetët e Listës Serbe kanë vendosur të kthehen në Parlamentin e Kosovës.

Sipas udhëheqësit të Listës Serbe, Slavko Simic kjo po bëhet për të pamundësuar formimin e Ushtrisë së Kosovës, dhe të ndalohen justifikimet për formimin e Asociacionit.

Ai ka deklaruar për Tanjug se këtë vendim e kanë marrë për interesat e popullit serb, duke parë situatën politike dhe të sigurisë në shtetin e Kosovës. /Albeu.com/
Shtuar më 26/03/2017, ora 22:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori