Lista Serbe, spot kundër ushtrisë së Kosovës (VIDEO)
Mesazhe kërcënuese për mos krijimin e ushtrisë dhe funksionalizimin e plotë të shtetit të Kosovës janë transmetuar së fundmi në një spot të Listës Serbe.

Partia e cila garon në zgjedhjet nacionale ka publikuar spotin e fushatës ku përdoren pamje filmike të kohës kur Ramush Haradinaj ishte pjesë e UÇK-së.

Në këtë sport paraqitet harta e Serbisë, dhe territori i Kosovës si pjesë e pandarë nga Serbia.

Në narracionin e këtij spoti televiziv për zgjedhjet e 11 qershorit, Lista Serbe fton qytetarët që ta votojnë në mënyrë që të ta ndalojnë formimin e ushtrisë dhe që të ruajnë institucionet paralele serbe të mos shuhen.

Zgjedhjet që do të vinë do të jenë vendimtare për popullin tonë. Çdo votë ka rëndësi vendimtare që ta parandalojmë formimin e të ashtuquajturës ushtri e Kosovës në shtëpinë tonë, t’i ruajmë nga shuarja institucionet të Republikës së Serbisë, të mbrojmë ekzistencën e kërcënuar të serbëve në Kosovë (e Metohi). Të gjithë e dimë të vërtetën. Tash është koha të jeni të bashkuar”, thuhet në spotin partiak të Listës Serbe.

Në këtë spot gjithashtu përmendet se Lista Serbe është e vetmja parti që ka mbështetja nga Beogradi.

Në videon e publikuar, shihen pamjet e Ramush Haradinajt sa ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si komandant i zonës së Dukagjinit si dhe një parakalim të Forcave të Armatosura të Kosovës. /albeu.com/

Shtuar më 06/06/2017, ora 20:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori