Kontrollet me urdhër të SPAK, shoqërohet doganieri në Vlorë, për çfarë akuzohen

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore zhvilloi sot një aksion në doganën e Vlorës me urdhër të SPAK.

Janë zhvilluar kontrolle në kamionë, ndërsa mësohet se të shoqëruar janë 4 vetë. Mes të shoqëruarve është dhe një doganier.

Ata dyshohet se kanë lejuar apo favorizuar kalim të mallrave me dokumentacion të cunguar.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë operacion./albeu.com