Lista Serbe nuk e voton Demarkacionin?!
Lista Serbe ka deklaruar se nuk do ta votojë demakracionin me Malin e Zi nëse nuk plotësohen dy kushtet që i ka vënë koalicionit të PDK-LDK.

Sipas gazetës "Blic", kushti, kushti kryesor ka të bëjë me aktivizimin e 25 antenave të Telekomit Serb në tërë Kosovën dhe plotësimi i zotimeve që ka dhënë Hashim Thaçi për t'u zgjedhur president.

Nuk është saktësuar se cilat janë premtimet që Thaçi ka dhënë, megjithëse burimet tregojnë se Thaçi e di shumë mirë se çfarë i ka premtuar listës serbe për t'ia dhënë votën për president.

Nëse nuk plotësohen këto dy kushte, Lista Serbe nuk e voton demarkacionin. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 10:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori