Lista Serbe ngrin aktivitetin në Kuvendin e Kosovës
Deputetët e Listës Serbe sot kanë vendosur për ngrirje të pjesëmarrjes në punën e Kuvendit të Kosovës.

Ata kanë deklaruar se “në emër të interesave të popullit serb dhe demokracisë, me neveri e hedhin poshtë dhunën politike dhe juridike të parlamentit kosovar” për çështjen e Trepçës.

Deputetet e Listës Serbe vazhduan deklaratën duke thënë se nuk e njohin asnjë vendim lidhur me çështjen e Trepçës, i cili është miratuar pa marrëveshje me përfaqësuesit politikë të serbëve.

Kjo listë ka vlerësuar se vendimi i Kuvendit të Kosovës për pronësi të kombinatit Trepça është ilegale dhe se ishte akt i vetëdijshëm për shkeljen e interesave të popullit serb në Kosovë./albeu.com/

Shtuar më 09/10/2016, ora 13:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori