Lista Serbe në qeveri, rrezik për Kosovën?
Pëlqej
Analistët politikë mendojnë se hyrja e mundshme e Listës Serbe në qeverinë e re do të shtrinte akoma më tej pushtetin e Beogradit në Kosovë.

Albert Krasniqi, hulumtues në KIPRED thotë se krijimi i asocacionit të komnave serbe është një garancion i ratifikuar në Kuvend, por duhet pasur kujdes se me çfarë kompetencash do të jetë ai.

“Gjithçka varet te statuti që do të ketë ky asociacion, kompetencat të cilat do të përfshihen dhe do të varet shumë nëse do të jetë në kuadër të Kornizës ligjore të Kosovës dhe asgjë më shumë se çfarë kanë asociacionet tjera . Atëherë gjithcka do të ishte në rregull dhe kjo do të ishte vetëm një pikë të cilën ata po mundohen që duke e shfrytëzuar fuqinë politike ta arrijnë”, ka thënë Krasniqi per Rel.

Ndërsa, analisti tjetër, Shepnd Kursani shprehet se Lista Serbe në qeveri i jep akoma dhe më fuqi Beogradit zyrtar dhe ky është një rrezik për shtetin e Kosovës, pasi shteti nuk do të mund të ketë shtrirje në veri. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori