Lista Serbe merr derektivat nga Beogradi, gati për zgjedhje të jashtëzakonshme
Pëlqej
Lista Serbe është e gatshme të marrë pjesë në qeverinë e re të Kosovës, mjaft që pjesë e saj të mos jetë Lëvizja Vetëvendosje.

Një gjë e tillë është vendosur pas një takimi të organizuar mes liderëve lokalë serbë dhe kryeministrit serb, Vuçiç dhe të ashtëquajturit drejtor për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, raporton Politiko.

Gjuriç është shprehur se Lista Serbe është e hapur për qeverisje, mjaft që në të mos marrë pjesë Vetëvendosje, pasi sipas tij, VV është "një subjekt politik radikal".

Ai ka potencuar më tej se qëllimi i Listës Serbe është krijimi i asocacionit të komunave Serbe në Kosovë dhe se do të bënin koalicion me këdo bllok politik, mjaft të plotësohej ky kusht.

Marko Gjuriç tha se Lista Serbe është gati edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme./albeu.com/

Shtuar më 28/09/2014, ora 17:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori