Lista Serbe me vetëm 1 kusht për kthimin në institucione
Respektimi i marrëveshjes së koalicionit mbetet i vetmi kusht për kthim në institucionet e Kosovës të Listës Serbe.

Sipas raportimit të mediave serbe, ky është qëndrimi i përbashkët i përfaqësuesve të komunitetit serb në pushtetin e Kosovës, i dalë nga mbledhja me ta e drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

"Pjesëmarrësit e mbledhjes kanë shfaqur shpresën se Prishtina përfundimisht do të jetë e gatshme të pranojë dorën e sinqertë të pajtimit që e ofrojnë bashkërisht Beogradi dhe komuniteti serb në Kosovë me Listën Serbe" transmeton "Koha.net" komunikatën pas mbledhjes të Zyrës për Kosovën e Qeverisë së Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2015, ora 12:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori