Lista Serbe kundër Vetëvendosjes: Dialogun ta udhëheqë Ramush Haradinaj
Pëlqej
Kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviç është shprehur se takimi i sotëm që do të ketë më Ramush Haradinajn do ti rregullojë përfundimisht gjërat.

Ai ka shtuar se nëse koalicioni LAN do përkrahje për Isa Mustafën si kryetar Kuvendi, atëherë Vetëvendosje nuk duhet të udhëheqë dialogun me Beogradin.

“Nëse dialogu do të udhëhiqet nga LAN, Lista Serbe do ta përkrahë këtë koalicion, në të kundërtën nëse dialogun e udhëheqë Vetëvendosja, atëherë ne do ta shtrojmë këtë çështje në organet e partisë për të parë se si të veprohet më tutje”, i tha Jabllanoviç Zëri-t.

Të dyja blloqet e mëdha politike, si PDK-ja, ashtu edhe koalicioni LAN shpresojnë se do ta kenë votën e Listës Serbe për kreun e Kuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2014, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori