Gjendet e pajetë modelja e njohur 21-vjeçare (FOTO LAJM)

Modelja e njohur Aneka Townsend, e njohur si “Slickianna”, është gjetur ditën e djeshme e pajetë në breg të detit në një plazh në Xhamajka.

Sipas mediave të huaja, mësohet se rreth orës 9:30 të mëngjesit, plazhistët njoftuan autoritetet pasi zbuluan një trup pjesërisht të dekopozuar që notonte afër bregut të detit. Hetuesit thanë se trupi u gjet në një gjendje gjysmë nudo me një plagë në kokë.

Aneka u identifikua nga nëna e saj, ndërkohë në vendin e ngjarjes u gjet një peshqir i mbuluar me gjak si dhe një paruke.

Policët xhamajkanë thanë se kishin identifikuar një person të lidhur me vrasjen e modeles të cilin e kanë shpallur në kërkim.