Lista Serbe ende konsultohet për demarkacionin, Haradinaj në pritje që t'i ratifikojë marrëveshjet e Thaçit
Refuzimi i Listës
Srpska për ta
votuar Demarkacionin ka bllokuar votimin e Demarkacionit. Edhe me votat e LDK’së, koalicioni qeverisës nuk ka arritur të grumbullojë 80 vota, ndërsa flitet për negociata konstante me Listën
Srpska në këmbim të votave të tyre. Shefi i Grupit Parlamentar të serbëve, Igor Simiq thotë se akoma nuk janë bindur ta japin votën.
Megjithë përpjekjen e shefit të qeverisë, Ramush Haradinaj që të bindet Lista
Srpska për ta
votuar, këta të fundit ende nuk kanë marrë ndonjë vendim.
Shefi i Grupit Parlamentar, Igor Simiq ka thënë për “Indeksonline” se subjekti i tyre ende është në konsultime. “Ende s’ka asgjë të re”, ka thënë shkurt ai.
Ndërsa i pyetur për takimin që zhvilloi para disa ditësh me krerët e institucioneve, Simiq nuk dëshiroi të flas rreth kësaj çështje.
Koalicioni qeverisë së bashku me deputetët e komuniteteve jo serbe dhe Lidhjen Demokratike të
Kosovës kanë arritur t’i mbledhin 78 vota për ta
votuar demarkacionin.
Mirëpo, as kaq vota nuk mjaftojnë që i njëjti të ratifikohet në Kuvendin e Republikës. Kjo pasi për ratifkimin e Demarkacionit me Malin e Zi kërkohet vota e 2/3 të deputetëve të
Kosovës.
Kushtetuta e vendit për
marrëveshjet për territorin, paqen, aleancat,
marrëveshjet ndërkombëtare kërkohet 80 vota të deputetëve të Kuvendit të Republikës së
Kosovës.
Shtuar më 06/03/2018,
ora 13:20