Lista Serbe: Do përkrahim Isa Mustafën

Pëlqej
Lista Serbe ka dalë në përkrahje të Isa Mustafës si kandidat për kryetar Kuvendi.

Kryetari Listës Serbe, Aleksandër Jabllanoviç i ka thënë Radio Kosovës se në seancën e së premtes do ta votojë Isa Mustafën për kryetarKuvendit.

“Këtyre ditëve nuk kemi patur asnjë takim me përfaqësuesit e partive politike shqiptare. Ajo që për ne është me rëndësi dhe pozicioni ynë është që më herët kemi pasur kontakte me Bllokun dhe tani qëndrimi i Listës Serbe për mbështetje të kandidatit për kryetarKuvendit, Isa Mustafa, nuk ka ndryshuar”, tha Jabllanoviç.

Blloku LDK, AAK, Nisma së fundi i kanë përafruar qëndrimet e tyre për nënshkrimin marrëveshjes, në mënyrë që edhe Vetëvendosje t`i bashkohet koalicionit paszgjedhor.

Kreu i Listës Serbe thotë se serbët duan të zgjidhet ngërçi politik që ka përfshirë vendin. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori