Lista Serbe: Do flasim me Beogradin për Veselin e Haradinajn
Lista Serbe vazhdon t’ua bëj të qartë partive kosovare se çdo vendim që do ta marrin për formimin e institucioneve do ta bëjnë në konsultim me Beogradin.

Deputeti i zgjedhur nga Lista Serbe, Sasha Milosavlevic, ka bërë të ditur sot se ende nuk kanë vendim zyrtar se si do të votojnë më 3 gusht për kryetarin e ri të Kuvendit, apo edhe më pas për kryeministrin e Kosovës, që do të vinte nga koalicioni PDK-AAK-NISMA

Milosavlevic është shprehur se ata presin të bisedojnë me partnerë të ndryshëm dhe atyre t’ua paraqesin kushtet, të cilat mbase do të pranoheshin nga partnerët. Ai ka pranuar se është e natyrshme që Lista Serbe të konsultohet me Beogradin.

Këto komente ai i bëri pasi u regjistrua në listën e deputetëve, të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit. /albeu.com/
Shtuar më 27/07/2017, ora 20:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori