43 vjeçarja vdiq në Infektiv, si u infektua në një festë familjare në plazh

Ditën e sotme një lajm i keq erdhi nga Infektivi. Një grua 43 vjeçare humbi jetën në luftë me COVID-19, ndërkohë që detaje të tjera kanë dalë në dritë për këtë ngjarje.

Mësohet se gruaja është infektuar gjatë një feste në Durrës.

Disa ditë më parë ajo së bashku me familjarë të tjerë kanë qenë në një festë familjare në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, në zonën e plazhit.

Gruaja mësohet se punonte në Krujë, në farmacinë e të motrës. Pas tamponit kanë dalë pozitive edhe motra, burri i motrës, mamaja e tyre dhe disa persona të tjerë që kanë qenë në festën familjare. /albeu.com/


Shtuar 24.07.2020 11:37