Lista e votuesve e parregullt
Në listën e votuesve për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit janë një sërë emrash, të cilët kanë ndërruar jetë vite me parë.

Në faqen online të Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve sheh emrat e të gjithë zgjedhësve dhe të personave që kanë ndërruar jetë.

Ferat Zhdrella, Osman Gajtani, Ajmone Hysenaj e Petrit Sherifi etj janë disa nga to. Ndërsa familjarët e tyre theksojnë se kanë bërë certifikimin e vdekjes, por emrat duket se nuk janë fshirë.

Sipas KQZ-së, ndodh në disa raste të ketë lëshime pasi çdo vit vdesin njerëz dhe të shtohet numri i atyre që janë mbi 18 vjeç. Shumica e listave janë pastruar dhe janë të përpiluara nga regjistri civil, raporton KTV.

Situata në fjalë ka shqetësuar partinë opozitare, të cilët i tremben ripërsëritjes së ngjarjes në zgjedhjet e kaluara, duke u manipuluar vota. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2013, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori