Lista e pjesëtarëve të MUP-it dorëzohet para 16 shtatorit
Afati i fundit kur Beogradi duhet të dorëzojë listën me emrat e pjesëtarëve të MUP-it, të cilët do të aplikojnë për t’u integruar në policinë e Kosovës, është 16 shtatori.
Këtë e ka bërë të ditur Rashit Qalaj, nënkolonel në Policinë e Kosovës në konferencën me temën ‘Implementimi i Marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit - dimensioni i bashkëpunimit policor’. , transmeton Kohavizioni.

Ndërkaq kryetari i Komisionit për Siguri, Ahmet Isufi, tha se si rrjedhojë e Marrëveshjes së 19 prillit është themeluar edhe stacioni policor regjional në veri, gjë e cila ka devijuar nga baza ligjore.

Ai ka përmendur se komandanti i këtij stacioni është emëruar në mënyrë jo ligjore, por, megjithatë, sipas tij këto janë çështje politike dhe duhet të pranohen si të tilla.

Në konferencë u tha se bashkëpunimi në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë në fushën e sigurisë nuk ekziston fare.

Sipas Qendrës për studime të sigurisë pamundësia e pjesëmarrjes së Kosovës në konferencat ndërkombëtare për shkak të bllokimit të shtetit serb, prezenca e xhandarmërisë në territorin e Kosovës si shkak i mos demarkacionit të kufirit me Serbinë, strukturat paralele në veri, janë vetëm disa nga të gjeturat e këtij hulumtimi, të cilat ndikojnë direkt në mosbashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Serbisë. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 17:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori