Lista e PDK-së, ja kandidatët për deputetë
Pëlqej
Dega e PDK-së në Klinë, ka propozuar si kandidat për deputetë, këta emra: Sokol Bashota, Ramush Agushi, Haxhi Ibishi edhe Xhevdet Pantina, Qamile Citakun, ndërsa në Vushtrri, ka propozuar si kandidatë: Kurtan Kajtazi, Naim Hyseni, Xhevahire Izmaku, Qerim Selimi, Gani Imeri, Ilmi Azemi, Isa Hajrizi.

Dega e PDK-së, në Lipjan, ka propozuar Shukri Bujën, Selvie Halimin, Florent Hoxhën, Lulzim Rrustemin, Ylber Aliun dhe Petrit Kelmendin, ndërsa nga dega e partisë së Veseli, në Istog, e kanë bërë vetëm një propozim, Shasivar Haxhijaj.

Dega e PDK-së, në Rahovec, si duket është përkujdesur që emrat e kandidatëve për deputetë të jenë më të veçantë. Kjo degë ka vendosur që ta propozoj për kandidat Andin Hotin – të birin e veprimtarit Ukshin Hoti dhe Beatrisa Pista–Demiri, motra e ish kandidatit të PDK-së në zgjedhjet e kaluara, i vrarë në rrethana misterioze.

Ndërkaq, të propozuarit nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, si kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, janë: Sala Berisha- Shala, Bislim Zogaj, Naim Bazaj dhe Shaip Muja. /albeu.com/

Shtuar më 19/05/2017, ora 12:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori