Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkëmbim
Demaliaj është liruar nga paraburgimi duke iu ndryshuar masa në arrest shtëpiak.
Ndryshe,
deputeti i AAK-së është arrestuar para 7 ditësh nga Policia e Kosovës, pas deklaratave të tij ndaj ish-prokurorit
Elez Blakaj.
E gjitha ka ardhur pas ngritjes së aktakuzës ndaj Demalisë si anëtar i Komisionit për verifikimin e listave të veteranëve dhe publikimit të listës me veteranët mashtrues në të cilën ndodhej edhe emri i babait të tij.
Pas kësaj,
deputeti kishte fyer dhe kërcënuar ish-prokurorin
Elez Blakaj në media.
Demaliaj kishte thënë se do të merret privatisht me ish-prokurorin
Blakaj.
Shtuar më 04/10/2018,
ora 16:17